FOTO FABRIZIO LOIACONO NE AMFITEATAR TE DURRES

FOTO FABRIZIO LOIACONO NE AMFITEATAR TE DURRES

Një mbrëmje imazhesh, kulture dhe muzike të premten, më 26 shtator. Të zhytur në sharmin magjepsës të amfiteatrit romak, italianët dhe shqiptarët patën mundësi të admironin veprat origjinale fotografike të Fabrizio Loiacono-s, të mbledhura nën temën "Një vështrim nga ai - Vështrim anash".

Këto nuk janë imazhe të thjeshta, por ripërpunim i tyre me filtra, solarizime dhe teknika të ndryshme post-prodhimi për të shpërthyer potencialin shprehës të përmbajtur në ëndrrat e autorit, i cili e shpjegon artin e tij si më poshtë:

"Kam krijuar portrete autoriale të subjekteve më të ndryshme, nga lëkura e gjarprit te detajet arkitekturore, te hedhja e hijeve, e deri te aspekte të natyrës ndër më pak të njohurat dhe më të rrallat."

Mbrëmja u gjallërua nga violina kumbuese dhe e trazuar e Maestro Olen Cesarit.

Artikuj të ngjashëm

Lini një Përgjigje