Nëse Rusia bëhet një koloni kineze

Nëse Rusia bëhet një koloni kineze

A do të jetë vërtet "e përjetshme" miqësia midis Moskës dhe Pekinit, siç e përcaktoi Xi gjatë vizitës së fundit të Putinit? Në marrëdhëniet ndërmjet shteteve ka pak ose aspak të përjetshmen. Gjithçka varet nga llogaritja e interesave dhe ekuilibri i fuqisë. Në të kaluarën ka pasur faza të tensioneve të forta mes dy vendeve. Mao dhe Hrushovi nuk e donin thellësisht njëri-tjetrin. Lufta në Ukrainë shënoi një pikë kthese. Në favor të Pekinit dhe jo vetëm për arsye ekonomike. Putini ka nevojë për Xi-në më shumë se udhëheqësi kinez për carin.

Kremlini do ta gjente veten në një gjendje izolimi të fortë ndërkombëtar nëse nuk do të kishte mbështetjen kineze. E cila nuk është falas. Kina nuk e ka dënuar pushtimin e Ukrainës, pretendon se nuk e ndihmon Moskën ushtarakisht, ndërkohë blen gaz dhe naftë nga Moska me çmime të ulëta, por pa e transformuar këtë lehtësi në një varësi energjetike. Dhe kjo tregon shumë për besimin e vërtetë që kinezët kanë te rusët. 

Udhëheqësit e Pekinit janë pragmatikë, ata nuk kanë ndërmend të afrohen shumë me Putinin nëse kjo sjell rrezikun e privimit të tyre nga tregtia me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara, pa të cilat ekonomia e Dragoit do të shembet. Xi-t i shkon për shtat që Kremlini është rreshtuar me të në përpjekjen për të krijuar hegjemoninë kineze në nivel global për të vënë në siklet Perëndimin. Putini e ka pranuar këtë rol nënshtrimi, më shumë juanë se dollarë hyjnë në arkën e bankës qendrore të Moskës dhe ai po anulon çdo formë ankorimi në kulturën evropiane: kinezishtja mësohet në shkollat ruse, turizmi është i gjithë i devijuar në Kinë. Në praktikë, Putini po zëvendëson lidhjet tradicionale shekullore midis Rusisë dhe Evropës me një "kinezizim" të detyruar të ekonomisë dhe modeleve referuese të popullit të tij. Kjo është ndoshta më tragjiku i zgjedhjeve të bëra nga Putin: duke ndjekur iluzionin e rimëkëmbjes së vendeve të ish-BRSS, ai po përfundon duke u bërë një satelit i Kinës, e cila padyshim përfiton prej tij.

*Botuar më Diskutimi

Artikuj të ngjashëm

Lini një Përgjigje